MASSIMILIANO ALLEGRI, TRAJNERI I JUVENTUSIT

Sport

“Benfica ka një histori të rëndësishme europiane, është një skuadër që është mësuar te luaje ndeshje te këtij niveli. Ata janë një kundërshtar agresiv, dhe vinë në këtë sfidë me nje seri prej 11 fitoreve radhazi. Nuk do jetë një ndeshje vendimtare, por është shumë e rëndësishme. Ne do të duhet të luajmë si ekip, kompakt dhe  do të duhet të jemi shumë të përqëndruar. Duhet të gjejmë ekuilibrin, duke u përpjekur të kuptojmë momentet brenda ndeshjeve. Ne kemi lojtarë me përvojë, por kemi edhe disa që kanë shumë pak ndeshje në Champions League apo edhe në Serie A. Të luash te Juventus nuk është e lehtë, je gjithmonë nën presion. Bremer do ta ketë ndeshjen e tij të dytë në Champions League dhe ka treguar aftësi të jashtëzakonshme, por sidoqoftë janë vetem dy ndeshje. Nuk është turp nëse pjesa e parë përfundon 0-0, e rëndësishme është të mos pësosh. Duhet të tregohemi të aftë për të mos kaluar në një gjendje ankthi. Ne gjithmonë kemi një dëshirë të madhe për të bërë sa më mirë. Ndeshjet janë të gjata, kemi më shumë se 90 minuta për t’i fituar ato dhe ne duhet të jemi të duruar dhe  të luajmë gjithmonë si skaudër.”