Matt O’Riley, mesfushor i Celtic:

Sport

“Kjo është një nga ato ndeshje ku duhet të dëshmojmë se e meritojmë të jemi në këto nivele. Shumë gjëra nuk kanë shkuar si e kemi menduar. Jemi përpjekur t’u hapim sa më shumë telashe skuadrave të tjera dhe sot do tentojmë të japim më të mirën tonë. Për ne ka qenë një eksperiencë e rëndësishme. Kemi mësuar shumë gjëra rreth vetes dhe se çfarë na duhet të përmirësojmë. Kur kemi qenë të vegjël, i kemi ëndërruar përballje të tilla dhe është një emocion i madh të luash në këtë komepticion. Benzema është një lojtar i jashtëzakonshëm. Mungesa e tij është e rëndësishme, por Reali ka një ekip të mbushur me lojtar të nivelit më të lartë, kështu që nuk besoj se për ta do të jetë problem.”