MATTHIAD JAISSLE, TRAJNERI I SALZBURG:

Sport

“Nuk vijmë se favoritë në këtë ndeshje, megjithatë, do përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv ndaj Chelsea. Padyshim që kjo do të jetë një sfidë e madhe për ne, në të cilën mendoj se do të vuajmë shumë. Gjithësesi, ne i kemi marrë masat. Këtu luajmë në shtëpinë tonë dhe në këtë stadium nuk është aspak e lehtë të fitosh ndaj nesh. Fakti që kemi shumë ndeshje njëra pas tjetrës që nuk pësojmë disfatë në shtëpi, është një tregues i forcës sonë në këtë fushë.

E kemi analizuar kundërshtarin në detaje dhe normalisht që mbi kapacitetin e tyre, kemi hartuar edhe mënyrën tonë të lojës. Përballë një rivali të tillë sikurse është Chelsea, asnjëherë nuk është mjaftueshëm, por gjithmonë duhet kërkuar më tepër nga vetja. Thënë këtë, nga ana jonë nuk do të ketë asnjë ankesë por do të jemi kërkues përgjatë gjithë ndeshjes. Ndihemi optimistë dhe jemi gati për një mbrëmje të madhe.