Mbappe ka arritur marrëveshjen me Real Madrid, e konfirmon ish-lojtari i PSG

Sport

Kylian Mbappe padyshim që është një nga lojtaret më te mirë në bote. Cilësitë e tij filluan te magjepsnin botën që në vitin 2017-të, atëherë lur ishte pjesë e Monacos, që përveç se fitoi titullin kampion, shkoi edhe deri në gjysmëfinalen e Champions League. Më pas, me kalimin tek PSG, forma e tij sa vinte e bëhej më e mirë. Tashmë në moshën 21 vjeçare, është shumë ë vështirë që karriera e Mbappe të vazhdojë për shumë kohë në Francë. Kjo ka bërë që mjaft klube të jenë të interesuara për shërbimet e tij. Real Madrid është i pari në listë, me spanjollët duan të sjellin më Santiago Bernabeu një tjetër yll botëror. Në këto kushte, ish-lojtari i PSG, Jerome Rothem, së fundmi është shprehur se burime brenda klubit kampion të Francës, i kanë treguar atij se është arritur një marrëveshje mes tij dhe Real Madridit. Madje diçka e tillë ka marrë udhë që përpara se të fillonte pandemia e Covid-19. Sipas Rothem, tashmë është thjesht çështje kohe që Mbappe të transferohet në Madrid. Kartoni i Mbappe për momentin vlerësohet më shumë se 200 milionë euro në merkato dhe në rast transferimi tek Reali, të shohim së sa milionë do i duhen Los Blancos të derdhë në arkat e PSG. Gjithçka mbetet për t’u parë.