Mediat zvicerane falënderojnë tifozët shqiptarë

Sport

rike 1466752320 6723526

​Portali zviceran ‘20min.ch’, falënderon tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Francë
Një prej mediave zvicerane falënderon tifozët shqiptarë. Portali zviceran ‘20min.ch’, falënderon tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në Francë, dhe kanë përkrahur ashtu siç duhet Kombëtaren e tyre, duke dëshmuar kulturë të lartë dhe ishin shembull në këtë Evropian.

Turneu do të vazhdojë pa vendin e vogël ballkanik, thuhet në shkrim.

Megjithatë, futbollistët shqiptarë dhe tifozët e tyre mund të ndjehen fitues. Gjithashtu shkrimi është shoqëruar edhe me një video ku tregon për tifozët shqiptarë në Francë.