Merkato, Atletico Madrid arrin marrëveshjen paraprake për Lemar të Monacos

Sport

sddAtletico Madrid

Thomas Lemar me shumë gjasa do të jetë lojtar i Atletico Madrid nga sezoni i ardhshëm. Francezi, i cili ishte objektiv i shumë skuadrave duket se ka zgjedhur “los colchoneros” për të ardhmen e tij, pasi spanjollët kanë arritur një marrëveshje fillestare me skuadrën e Monacos.
Ka qenë Atletico Madrid që e ka konfirmuar diçka të tillë me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe “website”-in zyrtar të klubit, për angazhimin e 22-vjeçarit francez.
Për momentin nuk bëhen të ditura shifrat e këtij transferimi, por mediat spanjolle e franceze spekulojnë se operacioni për transferimin e Lemar i ka kushtuar skuadrës së Diego Simeones plot 72 milionë euro.
Në sezonin e fundit, anësori francez ka zhvilluar 38 ndeshje zyrtare me Monacon, nga ku ka shënuar 3 gola dhe ka shërbyer 10 asiste.
Ardhja e tij në “Wanda Metropolitano” shtyn tifozët të besojnë se Griezmann do të largohet nga skuadra këtë verë, e nuk do të rinovojë me Atleticon, siç ishte spekuluar së fundmi.