Merkato – Goditjet e ëndërruara që sfumuan

Sport

zlatan-ibrahimovic-536868
Kishte edhe nga ato goditje për të cilat u fol aq shumë, por që si përfundim rezultuan një flluskë. Mbi të gjithë qëndron Zlatan Ibrahimoviç, për të cilin qarkulluan lajme ngulmuese për largimin nga Parisi, me destinacion rikthimin te Milani. Ndonëse gjatë rrugës pati zëra edhe për oferta të Manchester e Gallatasarajit. Si përfundim gjithsesi i befasoi të gjithë…mbeti te kampionët e Francës.
Telenovelë më vete edhe ishte ajo e David De Geas, për të cilin në fakt Reali gjeti akordin me Manchester Junaited, për rreth 30 milionë euro plus Navas. Por në mënyrë të bujshme, një vonesë në depozitimin e kontratës, hodhi në erë gjithçka si përfundim. Duhet të qëndrojë në Madrid edhe Keilor Navas, i cili kishte kryer vizitat mjekësore, për zhvendosjen drejt Manchesterit. Për çështje vonese nuk u konsumua as transferimi i Sorianos nga Sampdoria te Napoli.
Julian Draxler është emri, për të cilin ëndërruan tifozët e Juventusit gjatë muajit të fundit, madje në një farë pike u tha se ishte çështje detajesh mirëpo në fund ai bëri tjetër zgjedhje, duke kaluar te Ëolfsburgu, ekip me të cilin sapo ishte përballur. Duke lënë me gisht në gojë drejtuesit bardhezinj, që u detyruan të bëjnë tjetër zgjedhje.
Edhe Axel Witsel lodhi më kot drejtuesit e Milanit, pasi megjithë tentativat që u bënë në orët e fundit të merkatos, pretendtimet e larta për pagën e mbajtën te Zeniti. Gjatë u fol për Karim Benzema që duhet tw ishte sumuesi i ri i Arsenalit, por në fund francezi mbeti madrilen.