Messi – Ronaldo, ky është dallimi

Sport

 

Hummels2-650x358

Cristiano Ronaldo ka shënuar më tepër gola se Lionel Messi nëpërmjet penalltive, dhe goditjeve me kokë, në garë për “Pichichi” në La Ligë.

Cristiano Ronaldo është shumë pranë të shpallet realizatori më i mirë i sezonit në La Ligë.

Ylli i Real Madridit, një xhiro para fundit gjendet në kuotën e 45 golave, ndërsa pas tij vjen sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi me 41.
Ku qëndron dallimi i golave mes tyre?

Statistikat tregojnë se “CR7” ka realizuar më tepër penallti 9:5, dhe me kokë 10:4.
Por, Messi ka shënuar më shumë me këmbë, 28:15, dhe nga goditjet e lira 4:1.