Migjen Basha zbarkon tek Aris: Do të jap 200%!

Sport

basha

Pas Zvcrës e Italisë, Migjen Basha ka nisur një aventurë të re në Greqi. Mesfushori kuqezi zbarkoi në Selanik për të firmosur kontratën me skuadrën e Aris. Tifozët vendës i kanë rezervuar një pritje të ngrohtë shqiptarit, të cilët i kanë varur shallin e skuadrës së tyre në qafë dhe kanë pozuar me flamurin, apo dhe fanellën e verdhezinjve selanikas. Ajo që binte më së tepërmi në sy është se një tifoz grek mbante veshur fanellën e mbrojtësit korçar Kristi Vangjeli, i cili u aktivizua për 9 sezone me skuadrën nga Selaniku, duke lënë kujtime të mira. Ashtu sic shpresohet të ndodhë tashmë me Bashën. Lojtari 31-vjeçar ka kryer ritualin e vizitave mjekësore dhe më pas ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin verdhezi.

basha2

Ndërsa lëshoi edhe fjalët e para si një lojtar i Aris, duke thënë se është “i kënaqur që vjen në një nga skuadrat më të njohura në Greqi, që ka bërë mjaft progres edhe në Kupat e Evropës. “Mbi të gjitha premtoj se do të jap 200% nga vetja ime, për të pasur suksese edhe më të mëdha”, ka qenë prononcimi i Migjen Bashës. Dy sezonet e fundit, mesfushori ka qenë një nga protagonistët e Serisë B italiane me Barin, klub që deklaroi falimentimin. Ndërsa në të kaluarën, ai është aktivizuar edhe me Lozanën e Luzernin në Zvicër, si dhe me Frozinonen, Atalantën e Torinon në futbollin italian. Tanimë ka vendosur të tregojë cilësitë e veta edhe në kampionatin grek.