Milani hyn në garë për Taremin

Sport

Milani është në këkrim të një sulmuesi. Ndryshimet në rangun drejtues kanë ngadalësuar disa bisedime, por gjithsesi objektivat janë të qarta. Në pritje të Marcus Thuram që për momentin është mes kuqezinjve dhe PSG, kubi Italian ka kthyer vëmendjen nga Mehdi Taremi.

Iraniani mbylli një sezon pozitiv me Porton ku në 46 ndeshje realizoi 29 gola në të gjitha kompeticonet, teksa në kampionat e mbylli me 22 gola të shënuar duke u spallur “këpuca e artë” e edicionit 2022-2023, një arritje që e konkretizon për herë të dytë në karrierën e tij me skuadrën nga veri-perëndimi i Portugalisë. 30 vjecari ka edhe një vit kontratë me “Dragonjtë” dhe cmimi i tij përllogaritet të tij mbi 20 milion euro, edhe pse është e ditur që klubi luzitan nuk i kursen cmimet e larta për futbollistë të vecantë.

Tashmë klubi kuqezi po studion formulën e mundshme për t’ia propozuar Portos, dhe do të tentohet një ofertë e ndarë në këste, por pa e tepruar me shifrën, gjithmonë duke llogaritur që sulmuesi ka dhe vetëm një vit kontratë.

Mehdi Taremi mbërriti tek Porto në 2020-ën nga Rio Ave për 4.7 milion euro dhe në 147ndeshje me bardheblutë ka realizuar 80 gola duke i ndihmuar “dragonjtë” të shkojnë tek titulli kampion në 2022-in.