Mourinho, “City, United dhe Liverpool po blejnë kampionatin”

Sport

download
Jose Mourinho, nuk përmbahet, “kundërshtarët po përpiqen të blejnë kampionatin”. Trajneri i Chelsea-it pretendon se klube si Liverpool, Manchester City apo dhe United, me shumat marramendëse që po shpenzojnë këtë sezon po përpiqen ta blejnë kampionatin në tavolinë.
“Blutë e Londrës” këtë verë kanë transferuar vetëm portierin Asmir Begovic dhe sulmuesin Radamel Falcao duke shpenzuar shumë pak, në një kohë kur Manchester United, Manchester City dhe Liverpool kanë shpenzuar rreth 150 milionë paundë së bashku.
Duke folur për mediat, Mourinho rikujtoi se në vitin 2003, kur Chelsea-in e mori në zotërim Roman Abramovich klubet kundërshtare kishin të njëjtat ankesa për klubin e tij.
“Në fillim kur erdhi Abramovic, nga këto klube u tha se Chelsea po e blinte titullin. Ndërkohë që tani po e blejnë ata”, tha Mourinho, “S’na mbetet gjë, vecse të tregohemi të fortë dhe t’i luftojmë, sigurisht duke u munduar që ta fitojmë sërish titullin këtë vit edhe pa investimet e mëdha”.
Duhet thënë se Mourinho nuk është i vetmi që ka këto pretendime. Javën e kaluar edhe trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mbajti një qëndrim të tillë përballë fushatës së shpenzimeve që kanë ndërrmarë klubet e tjera.