Mourinho me dorë të hekurt, gati të largojë nga titullarët treshen Pogba, Mata dhe Herrera

Sport

jose murinho
Humbja e beftë me West Bromwich në Old Trafford e ka shtyrë Jose Mourinhon që të veprojë me dorë të hekurt në skuadër. Sipas gazetës The Times, portugezi i ka thënë disave prej lojtarëve kryesorë se performanca e dobët e fundjavës do t’u kushtojë vendin në formacion në sfidat e ardhshme. Raportime të ndryshme kanë bërë fjalë për një klimë të tensionuar marrëdhëniesh mes Mourinhos dhe sidomos Paule Pogbasë. Ky i fundit është thënë madje se mund të largohet në fund të sezonit. The Times përmend tashmë edhe emrat e Herreras dhe Juan Matas, të cilët formojnë një treshe që Mourinho do ta lërë jashtë 11-shes titullare, sidomos për sfidën gjysmë-finale të Kupës së Federatës, parashikuar për t’u luajtur me Tottenhamin të shtunën.

jose232323

Kështu Rashford, McTominay dhe Martial thuhet se janë alternativat, por The Times nxiton të saktësojë se nëse United dështon të fitojë qoftë dhe një trofe këtë sezon, gjërat do jenë tmerrësisht të vështira në verë për Mourinhon. Projekti i investimeve të sezonit që shkoi pa 170 milionë euro të hedhura në merkato. Në janar u kryen çmenduri për të marrë shërbimet e Alexis Sanchez dhe eliminimi nga Sevilla në Champions League, zor se harrohet në Old Trafford. Kështu në këtë klimë të tensionuar, Mourinhos i duhet të bëjë llogaritë mirë.