Muriqi, një klub arab kërkon të joshë…

Sport

Vetëm dy ndeshje zyrtare në kampionatin turk me Fenerbahcen i kanë mjaftuar Vedat Muriqit për të tërhequr vëmendjen. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy gola në ndeshjet e para dhe deri më tani rezultaton si njeriu më vendimtar për skuadrën e vet. Kaq është dashur që në dyert e turqve të mbërrijë një ofertë nga Arabia Saudite, ashtu siç raportojnë edhe mediat në Turqi.


Bëhet fjalë për një propozim prej 12 milionë eurosh që ka ardhur nga një klub arab, por që është refuzuar nga Fenerbahçe, pasi beson fort tek sulmuesi kosovar, tek i cili duket se ka gjetur një bomber të vërtetë në majën e sulmit. Kështu, gjigantët turq nuk janë tunduar nga shuma 3 fish më e madhe sesa shumë e shpenzuar te Rizespori për ta blerë 25-vjecarin , i cili është duke kaluar vërtet një formë të shkëlqyer. E mund të ndihmojë shumë dhe Kosovën për eleminatoret e “Euro 2020” dhe jo vetëm. Ndërkohë, shtatlarti prizrenas po përgatitet për sfidën e radhës kundër Trabzonsporit, që do të vijë ekskluzivisht në kanalet TRING SPORT.