NBA, Carmelo Anthony do të qëndrojë tek Oklahoma City Thunder

Sport

carmelo

Carmelo Anthony nuk ka ndërmend të largohet nga skuadra e Oklahoma City Thunder. Vetë lojtari ka konfirmuar diçka të tillë, duke shfrytëzuar klauzolën në kontratën e tij të rinovimit për 1 vit. Nga kjo klauzolë që ka me ekipin e Oklahomës, lojtari 34-vjeçar do të përfitojë rreth 28 milionë dollarë sezonin e ardhshëm, një shumë e lartë kjo, të cilën Anthony vështirë se do ta gjente në ndonjë ekip tjetër të NBA në moshën e tij. Kështu duke menduar për termat financiarë, 34-vjeçari ka vendosur që të qëndrojë tek ekipi i Oklahomës, ku sezonin e fundit luajti në 78 ndeshje në sezonin e rregullt dhe 6 në play off. Ish-lojtari i Denver Nuggets dhe Neë York Knicks e mbylli sezonin e kaluar me një mesatare prej 16,2 pikësh për ndeshje, por që s’mjaftuan për të çuar Oklahomën përtej çerekfinaleve.

carmelo 3

Aktualisht, Carmelo Anthony është në renditjen e 20 basketbollistëve që kanë shënuar më shumë në NBA, duke mbajtur vendin e 19-të. Ky vendim i tij për të qëndruar tek Oklahoma, nuk është pritur mirë nga tifozët e kësaj skuadre, të cilët janë irrituar me vendimin e veteranit, pasi mendojnë se Anthony nuk ka se ç’të japë më tek kjo skuadër. Por një arsye tjetër për këtë irritim të tifozëve është edhe fakti se ky vendim i Anthony mund të ndikojë në përpjekjet e drejtuesve të Oklahomas për të firmosur rinovimin më njërin prej yjeve kryesorë të skuadrës, Paul George, për të cilin thuhet se ka një interesim të fortë nga ana e Los Angeles Lakers.