NBA, Cousins, tek Golden State për të fituar titullin kampion

Sport

demarcus
Ndërkohë që transferimet e lojtarëve në NBA nuk po ndalojnë në këtë kohë merkatoje, kampionët e Golden State duket se janë mjaftuar vetëm me një përforcim për momentin. DeMarcus Cousins cilësohet si një blerje mjaft e goditur nga drejtuesit e Warriors, të cilët tashmë do të kenë në parket një pesëshe titullarësh, të gjithën “All Star”.
Sezonin e kaluar, Warriors vuajtën disi në qendër dhe me ardhjen e Cousins këto probleme pritet të veniten. Vetë 27-vjeçari gjatë prezantimit të tij ka zbuluar se të gjithë lojtarët e Golden State e kishin telefonuar më parë për ta bindur të transferohet në Oakland.

cousins
“Përpara se të firmosja më telefonuan të gjithë lojtarët e Warriors dhe më thanë: “eja të fitojmë një tjetër titull!”. Më bindi entuziazmi i tyre. Kanë fituar disa tituj, por janë ende të etur për trofe. Pashë tek ata motivim maksimal, njësoj sikur të mos kishin fituar asgjë, ndërkohë që janë kampionët në fuqi. Pikërisht kjo më bindi plotësisht të vija në Oakland.”-shprehet 27-vjeçari. Transferimi i DeMarcus Cousins nga New Orleans Pelicans cilësohet edhe si një kundërpërgjigje e Golden State ndaj Lakers, që më herët afruan në skuadër LeBron James. Kalifornianët kanë dalur hapur me synime të larta këtë sezon, por nuk parashikohet ta kenë të lehtë në “Konferencën e Perëndimit”, përballë skuadrave si Golden State apo Houston Rockets.