NBA, Denver dhe Phoenix kalojnë më tej; Atlanta ‘mban pezull’ serinë ndaj Boston

Sport

Atlanta Hawks nuk kanë ndërmend të dorëzohen në serinë ndaj Boston Celtics. Skuadra e trajnerit Quinn Snyder ia doli të fitonte 119-117 në mënyrë surprizë në ndeshjen e pestë të serisë, në ‘TD Garden’. Celtics patën kontrollin e lojës në pjesën më të madhe të kohës, por Atlanta ia doli të përmbyste gjithçka në periodën e katërt. Jayson Tatum ishte ai që zhgënjeu disi për vendasit, pasi edhe pse e mbylli me 19 pikë, 8 ribaunde e po aq asiste, ishte i saktë në vetëm 1 gjuajtje për 3 pikë nga 10 tentativa në total. Ai që bëri gjuajtjen më të rëndësishme të takimit ishte Young, që me një 3-pikësh nga një distancë e konsiderueshme, ia doli t’i jepte fitoren skaudrës. Ylli kryesor i Atlantas shënoi 38 pikë dhe shërbeu 13 asiste, ndërsa tek Celtics, shënuesi më i mirë ishte Jaylen Broën me 35 pikë. Tani seria ka shkuar në 3-2 në favor të Boston, por Atlanta ka shansin të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi.

Ndërkohë Denver Nuggets dhe Phoenix Suns ia kanë dalë mbanë të fitojnë edhe ndeshjet e radhës, duke mbyllur diskutimin e tyre e duke siguruar kualifikimin. Nuggets mposhtën në ndeshjen e pestë Minnesota Timberwolves, me rezultatin e ngushtë 112-109, me Jamal Murray dhe Nikola Jokic që dalluan në parket për ekipin nga Kolorado. Murray ishte shënuesi më i mirë në parket me 35 pikë, kurse Jokic bëri liderin me një ‘triple-double’, duke realizuar 27 pikë, 17 ribaunde e 12 asiste. Tek Minnesota ishte Edwards që provoi të çonte ndeshjen në shtesë, por gaboi në gjuajtjen nga përtej harkut. 29 pikë, 8 ribaunde e 7 asiste ishin shifrat e siguruara nga talenti i Wolves.
Phoenix Suns triumfuan po ashtu mes vështirësive, 136-130 ndaj Los Angeles Clippers, duke siguruar kalimin më tej në raundin