NBA, Detroiti mund Oklahomën, Clippersat nuk dinë të ndalen

Sport

detroit

33 pikë 8 asiste dhe plot 15 topa të zotëruar nën tabelë, këtë formë kishte Russel Westbrook të hënën në NBA-i, por ylli i Oklahomës nuk arriti t’i shmangte dot humbjen skuadrës së tij, e cila u mund 104-88 nga Detroit Pistons. Protagonistët e këtij suksesi të skuadrës nga Michigani, ishin Tobias Harris dhe Aron Baynes të cilët së bashku realizuan 44 pikë. Për Detroitin, kjo ishte fitorja e 4-tërt në katër ndeshjet e luajtura në shtëpi. Ndërkohë në Toyota Center të Houstonit, Rocketsat shpërthyen sërish me një fitore bindëse 115-88 ku sërish protagonist ishte James Harden. Ylli i të kuqve, shënoi 33 pikë 9 asiste dhe 7 topa të zotëruar nën tabelë. Forma e 27-vjecarit vazhdon të tërheqë vëmendjen e të gjithë analistëve, pasi me këtë ecuri po rikujton yjet si Michael Jordan apo dhe Kobe Bryant. Nga e hëna spikati sërish forma e jashtëzakonshme e Los Angeles Clippers. Ndaj Brooklyn Nets, dyshja Paul dhe Griffin shkëlqyen me 41 pikë 15 asiste dhe 10 topa të zotëruar nën tabelë. Perioda e parë dhe e dytë ishin më dërrmuesja për miqtë, të cilët e panë veten me rezultatin 71-47. Në dy periodat e mbetura asgjë nuk u shënua ndryshe dhe fundi pa në tabelë shifrat 127-95. Clippers tanimë mbajnë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 10 fitore në 11 ndeshje të luajtura.