NBA, Houston Rockets rinovojnë me trajnerin D’Antoni, titulli objektiv kryesor

Sport

mike
Mike D’Antoni do të vazhdojë të jetë trajneri i Houston Rockets. Drejtuesit e skuadrës teksane duket se kanë besim tek aftesitë e italo-amerikanit, që është nën drejtimin e Houston prej vitit 2016. Kontrata aktuale mes palëve parashikon një klauzolë që lejon rinovimin edhe për një vit, që do të lejojë në këtë mënyrë D’Antoni të drejtojë Rockets edhe përgjatë sezonit 2019-2020. Pas një sezoni mjaft të mirë, duke shënuar rekordin historik të fitoreve gjatë sezonit të rregullt, te Houstoni nuk menduan gjatë për rinovimin me trajnerin 67-vjeçar. D’Antoni kishte nënshkruar një marrëveshje trevjeçare për 15 milionë dollarë në total në vitin 2016, i skadonte kontrata në 2019-ën.

mike2
Objektivi kryesor për të mbetet i njëjti. Rockets kërkojnë me ngulm të arrijnë tek titulli. Këtë vit ata iu afruan shumë finales së madhe, por u mundën 4-3 nga Golden State Warriors në serinë e finales së “Konferencës së Perëndimit”. Nën drejtimin e tij teksanët kanë arritur 120 fitore dhe 44 humbje në total, ndërsa ecuria e sezonit të fundit ishte mbresëlënëse, me 65 fitore e vetëm 17 humbje. Në vitet 2005 dhe 2017 është shpallur trajneri i vitit në NBA.