NBA, James Harden shpallet MVP i vitit, vlerësime edhe për Oladipo e Simmons

Sport

harden2
James Harden është shpallur “MVP” i sezonit të rregullt të NBA. Ylli i Houston Rockets arriti të triumfonte në garën për këtë çmim ndaj LeBron James të Cleveland Cavaliers dhe Anthony Davis të New Orleans Pelicans. Harden është shfaqur i emocionuar në momentin e marrjes së çmimit dhe falenderoi skuadrën dhe familjen e tij që e kanë mbështetur në arritjen e një ëndrre. Ai tha se ky vlerësim që merr për sezonin që lamë pas vlen shumë për të, duke qenë se i ishte afruar edhe në 4 sezonet e fundit, por pa mundur dot ta rrëmbejë.

harden
Veç Harden, vlerësime pati edhe për Rudy Gobert të Utah Jazz, i cili u shpall mbrojtësi më i mirë i sezonit të rregullt. Ben Simmons i Philadelhpia 76ers rrëmbeu çmimin e debutuesit të vitit, ndërsa Victor Oladipo i Indiana Pacers ishte lojtari më improvizues. Lojtari i gjashtë më i mirë u shpall Lou Williams i Los Angeles Clippers, kurse tekniku Dëane Casey i Toronto Raptors u vlerësua si trajneri i vitit. Çmime pati edhe për Kevin Durant, ndërsa një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes së përgatitur nga NBA, ishte padyshim vlerësimi për karrierën e një prej legjendave të këtij sporti, Oscar Robertson.