NBA, Kobe Bryant flet me elozhe per LeBron James

Sport

kbe
Kobe Bryant, një nga basketbollistët më të pëlqyer dhe më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, është rikthyer të flasë edhe njëherë tjetër për ish-kolegun e tij, LeBron James. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Fox Sports”, Bryant ka folur me elozhe për yllin e Cleveland Cavaliers.  “Ajo që më mahnit më shumë te LeBron është aftësia e tij për të kontrolluar ritmin e energjinë në çdo ndeshje. Në fazën e play off-it, këto dy faktorë janë thelbësorë dhe ai është në gjendje t’i kontrollojë të dy”, -shprehet Kobe.

lebron james
Më pas, legjenda e Los Angeles Lakers shtoi se James di të mbrohet po aq mirë sa edhe sulmon dhe se loja e tij ka arritur padyshim në një nivel tjetër, nivel që sipas tij shumë pak basketbollistë të tjerë mund ta arrijnë. LeBron James udhëhoqi thuajse i vetëm skuadrën e Cavaliers drejt finaleve të “Konferencës së Lindjes”, ku dhuroi paraqitje fantastike përballë Indiana Pacers dhe Toronto Raptors. Bryant kështu nuk ngurron t’u japë edhe një këshillë kundërshtarëve të James për mënyrën së si ai duhet ndalur, duke thënë se “mbreti” i Cleveland në krahun e majtë të sulmit është i pandalshëm, ndaj skuadrat kundërshtare duhet te mos e lënë të lirë të veprojë në atë krah.