NBA, Monty Williams pranë marrëveshjes për rinovimin me Phoenix Suns

Sport

Phoenix Suns dhe Monty Williams do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një kohë të gjatë. 2 herë trajneri i vitit në NBA vijon të ketë besimin e plotë të drejtuesve të skuadrës nga Arizona, që siç zbulojnë mediat amerikane, janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re e afatgjatë. Williams ka edhe 2 vite kontratë me Suns, por këta të fundit dëshirojnë t’i japin teknikut 50-vjeçar qetësinë e nevojshme, duke i propozuar rinovimin edhe për disa vite të tjera. Burime pranë klubit nga Arizona zbulojnë se bëhet fjalë për një rinovim me të paktën 3 vite të tjera, ku do t’i jepet garanci edhe për qëndrimin e lojtarëve që Williams i cilëson si thelbësor për projektin e tij. Bëhet fjalë për lojtarë si Devin Booker, Mikkal Bridges apo Chris Paul, që trajneri i Suns kërkon të ndalë çdo mundësi të largimit të tyre.

Trajneri Monty Williams ka patur një impakt të jashtëzakonshëm tek Phoenix Suns, që kur u bë pjesë e kësaj skuadre, 3 sezone më parë. Ai ia doli të udhëhiqte ekipin drejt ‘Finaleve’ të mëdha në 2021-shin, kur u mposhtën vetëm nga Milwaukee Bucks, teksa në sezonin e shkuar, ia doli të thyente rekordin e klubit me 64 fitore të arritura në sezonin e rregullt. Po ashtu Suns regjistruan emrin krah New York Knicks të sezonit 1969-1970, si të vetmet skuadra me rekord absolut sa i përket ndeshjeve në shtëpi. Ekipi nga Arizona fitoi 47 ndeshje radhazi në shtëpi. Në 3 vite në krye të stolit të Suns, Williams nëumëron 149 fitore dhe 78 humbje, duke u shpallur trajneri i vitit në 2 sezone radhazi. Eleminimi i turpshëm i Phoenix Suns nga Dallas Mavericks në fazën ‘playoffs’ të këtij viti ngriti shumë pikëpyetje rreth Williams dhe lojtarëve të tij, mirëpo mesa duket drejteusit e Suns janë të bindur se tekniku 50-vjeçar është njeriu i duhur për të vijuar punën me këtë projekt, që synon ta shohë Suns si një forcë dominuese të paktën në 5 sezonet e ardhshme.