NBA, Trump sulmon James, Jordan i del në mbrojtje

Sport

Michael Jordan
Beteja në distancë mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe LeBron James duket se nuk ka fund. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Donald Trump ka komentuar intervistën e James për Don Lemon, gazetar i njohur i CNN. Trump quan Lemon si njeriun më idiot të ekranit, që përpiqet të bëjë LeBron James të duket si i zgjuar.
Fjalë këto që nuk u bëjnë më përshtypje amerikanëve, që tashmë janë mësuar më debatin në distancë të Trump me sportistë të njohur të NBA apo NFL. LeBron James akuzon prej kohësh presidentin amerikan se ka shtuar urrejtjen mes njerëzve dhe është bërë frymëzim për racistët. Sipas tij, sulmet raciste në sport janë shtuar që kur në krye të “Shtëpisë së Bardhë” është vendosur Donald Trump.
Në fundin e postimit të tij, Trump shkruante: “Mua më pëlqen Mike”, duke iu referuar Michael Jordan dhe debatit se cili mes James e Jordan është më i miri në historinë e NBA. Por vetë Jordan duket se nuk është lëkundur nga këto fjalë të Trump, pasi ai vazhdon të jetë në mbështetje të James dhe sportistëve të tjerë në lidhje me këtë çështje.
Thuajse 2 muaj më parë, kampionët e NBA, Golden State Warriors njoftuan se nuk do të shkonin për vizitën e zakonshme në “Shtëpinë e Bardhë”, si një qëndresë e lojtarëve kampionë me pjesën tjetër të kolegëve kundër presidentin Donald Trump.