NBA, Wembanyama stratosferik, Spurs fitojnë sërish me Phoenix

Sport

Katër përballje interesante dhe me emocione u zhvilluan të enjten në parketet e NBA. Spikat humbja e radhës për Phoenix Suns, që u mposhtën nga San Antonio Spurs për herë të dytë në tre ditë. Këtë herë skuadra e Gregg Popovich triumfoi me shifrat 132-121, me talentin Victor Uembanyama bëri një lojë spektakolare, duke dominuar plotësisht Jusuf Nurkicin, përfaqësuesin e Bosnjë-Hercegovinës

I riu francez tregoi të gjitha cilësitë e tij duke përmbushur pritshmëritë që kishin për të në NBA, pasi ishte i zgjedhuri i parë në draftin e kësaj vere,. Konkretisht, Uembanyama e përfundoi ndeshjen me 38 pikë, 10 ribaunde dhe dy blloqe, teksa ishte i saktë 15 herë nga 26 gjuajtje nga fusha. Në anën tjetër, Nurkic shënoi 7 pikë dhe 3 kërcime për 18 minuta në fushë. Për Suns, më të mirët ishin Devin Booker me 31 pikë dhe Kevin Durant me 28 pikë. Në përballjet tjera, Philadelphia mposhti Toronton 114-99, ku Embid bëri diferencën me 28 pikë e 13 ribaunde, shoqëruar edhe 23 realizimet e K.J Oubre dhe 18 të Maksi. Kaq mjaftoi që të dilnin në plan të dytë 24 pikët 8 asistet e po aq ribaundet e Barnes.

Tjetëtr humbje e pësuar nga Jazz, që u dorëzuan përballë Orlando Magic 113-115. Banchero bëri dominuesin me 30 pikët e tij, bashkë me 9 ribaunde e 5 asiste. Ndërsa Makanen me 22 dhe Clarckson me 21 pikë nuk ia dolën dot të ndikojnë për shmangien e disfatës së tretë në 5 ndeshje për Suns. Gjithashtu, Pelicans mposhtën 125-116 Pistons, me MekKollum që realizoi 33 pikë dhe Valanciunas 23.