Ndahet papritur nga jeta pronari i klubit të njohur të futbollit!

Sport

rip

Pronari i Leicester, Vichai Srivaddhanaprabha dhe 4 persona të tjera janë ndarë nga jeta pasi helikopteri i pronarit të klubit u përplas pranë stadiumit King Power. Një i afërm i miliarderit ka konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa prej orësh të tëra nuk dihej nëse ai jetonte ose jo. Dy pilotët si dhe 2 persona të tjerë sipas raportimeve të mediave angleze janë ndarë nga jeta gjithashtu.

356591B0 0CE3 44A6 B4FA 7116B652AC63 600x555

Helikopteri shfaqi probleme teknike gjatë ngritjes në ajër, ndërsa siç raportohet, piloti zgjodhi vetë atë pjesë të stadiumit për të shmangur një numër të madh viktimash. Bota e futbollit është tronditur nga vdekja e 61-vjeçarit, ndërsa shumë tifozë të Leicester kanë mbajtur homazhe para klubit.

1A79447E B2D1 4E40 AFE7 784826B0F230 300x174