Ndryshon fytyra e statujës së famshme të Ronaldos në Madeira; Shihni bustin e ri!

Sport

Emanuel Santo

Emanuel Santo është skulptori që realizoi një vit më parë bustin e Ronaldos me rasin e inagurimit të aeroportit “Cristiano Ronaldo” në Madeira. Skulptura mori kritika të shumta për shkak se ishte shumë larg portretit të CR7. Megjithatë, artistit i është dhënë një mundësi e dytë. Ai e ribëri bustin dhe mund të themi se këtë herë ka qëlluar në shenjë.

Emanuel Santos deklaroi gjatë një interviste: “Ishte i gabuar kalimi në materialin e bronztë. Cristiano kërkoi eliminimin e rrudhave në sy për t’u dukur më i ri. Nuk u pëlqeu të gjithëve? Epo, asnjë artist nuk arrin t’i kënaqë të gjithë”.

15223473465501