NEMANJA GUDELJ, MBROJTËSI I SEVILLA:

Sport

“Po e presim me emocion këtë ndeshje. Kemi besim se mund të zhvillojmë një finale interesante. Rezultatet ndaj Manchester Cityt në edicionin e kaluar të fazës së grupeve në Champions League nuk janë në favorin tonë. Mirëpo, ky është një sezon i ri dhe të dyja skuadrat kanë lojtarë të rinj në përbërje. Kemi bërë përgatitjet maksimale për këtë sfidë. I kemi marrë masat për çdo situatë të mundshme në fushën e lojës. E rëndësishme është të ndjekim me përpikmqri udhëzimet e trajnerit dhe të japim më të mirën nga vetja. Synimi është të zhvillojmë një futboll sfidues dhe në fund të shpresojmë që jemi ne ata që do të ngrenë trofeun.”