“Nëse jemi në momentin tonë më të mirë, atëherë asgjë nuk është e pamundur.”; Ronald Koeman, Trajneri i Barcelonës

Sport

“Po kalojmë një sezon ku për asnjë moment nuk e kemi pasur skuadrën të gjithë të gatshme. Kemi qenë pa fat me mbrojtësat e qendrës, por nuk varemi nga mungesa e një apo dy lojtarëve. E kam formacionin në mendje. Kemi një grup prej 22 lojtarësh dhe mund të luajmë në disa sisteme të ndryshme. Në ndeshjen e parë treguam disa momente të mira. Më pas, u kualifikuam ndaj Sevillas, çka na ka dhënë më tepër besim. Megjithatë, kjo nuk krahasohet me humbjen 4-1 që pësuam, çka e bën shumë të vështirë për ta përmbysur rezultatin. Parisi është një skuadër e fortë që kërkon maksimumin nga Champions League. Në krahun tjetër ne jemi Barcelona dhe zbresim në fushë për të fituar. Shpresoj që do ia vështirësojmë shumë situatën Parisit. Nëse jemi në momentin tonë më të mirë, atëherë asgjë nuk është e pamundur. Kjo do varet shumë nga mënyra sesi do e nisim ndeshjen dhe nga energjia që do kemi për të dhënë përtej limiteve tona”.