Neymar harron botërorin, arrin finalen në poker

Sport

neymar
Edhe “Rusi 2018” ka rezultuar të jetë një zhgënjim për Neymar, teksa përveç faktit që nuk udhëhoqi dot skuadrën drejt finales, dështoi të përmbushte pritshmëritë e tifozëve ndaj tij. Pesë herë kampionët e botës, që konsideroheshin favoritët për të triumfuar në Rusi, janë eliminuar në çerekfinale nga Belgjika. Numri dhjetë i “Seleçao”-s ka qenë një nga më të kritikuarit, ku shpesh akuzohej edhe për simulime, e se shpenzonte më shumë kohë duke u rrëzuar se sa duke krijuar diçka konkrete në favor të skuadrës braziliane. Por duket se ylli i PSG e ka harruar shumë shpejt zhgënjimin rus. “O’Ney”, në fakt, ka patur sukses në një tjetër fushë të blertë, atë të pokerit.

neymarr

Siç zbulon “Bleacher Report”, Neymar ka arritur të sigurojë një vend në finalen e pokerit që po zhvillohet në Sao Paulo. Ai ka qenë një nga nëntë lojtarët, mes 288 pjesëmarrësve, që kanë siguruar një vend në tavolinën finale. Edhe në këtë turne, Neymar trajtohet ndryshe nga të tjerët, pasi data e finales është shtyrë për shkak se 26-vjeçari duhet të paraqitej në një event tjetër. Neymar vazhdon të jetë me pushime që pas eleminimit nga botërori, por pritet që t’i bashkohet në stërvitje pas shumë kohësh skuadrës së PSG.