Insta-Story, United feston 1 prillin, Salah bën spotin e radhës ndërsa Neymar lavdëron Alvesin

Sport

Imanchunited
1 prilli ishte të dielën dhe nuk u la pa u shoqëruar me postime pikante, sidomos nga klubi i Manchester United. Djajtë e Kuq zgjodhën ta kalonin këtë ditë jo duke gënjyer, por duke postuar një video me golat më gazmorë të shënuar ndonjëherë prej tyre. Kështu në një video-postim prej rreth 2 minutash, golat e Giggs, cantonas apo edhe të Cole-it, i rikthyen ndërmend tifozëve kohët e arta të United-it të dikurshëm. Nga e gjithë moria e golave mund të shkëpusim realizimin e Cantonas ndaj West Hamit, ardhur nga një gafë tejet gazmore e mbrojtjes së londinezëve. Në anën tjetër të futbollit Britanik, Momo Salah i Liverpoolit po shijon një moment fantastik dhe së fundmi është bërë imazh i një fushate edukuese në Egjipt ku ai është personazh në një spot publicitar kundër përdorimit të drogës. Menjëherë video-postimi i tij ka bërë xhiron e rrjetit duke arritur mbi 500 mijë views në vetëm 1 ditë dhe mbi 12 mijë share. Fundajva ishte me festë te PSG pasi ata fituan Kupën e Ligës, por një yll si Neymar, i cili i mungoi fushës për shkak të lëndimit, nuk mund të mos postonte dicka për këtë pjesë dhe ai zgjodhi t’i thurte lavda mikut të tij Dani Alves. Braziliani në fakt numëron 38 trofe të fituar në karrierë dhe për këtë Neymar e ka cilësuar një idhull.