Nuk është as Reali dhe as Barcelona, zbuloni skuadrën më të pasur në botë

Sport

sport

Rikthimi i Manchester United-it në Champions League i kthen “Djajtë e Kuq” në klubin më të pasur në Botë. Sipas revistës prestigjioze të biznesit Forbes, United vlen tashmë 3. 69 miliardë dollarë. Me këtë vlerësim klubi anglez kapërcen dyshen spanjolle Real dhe Barcelona, të cilat mbeten në dy vendet e tjera të podit me vlerë 3.64 katalanasit dhe 3.58 madrilenët. Los Blancos kanë qenë në krye të kësaj liste për katër vitet e fundit. Interesante është se edhe pse gjatë kësaj periudhe triumfuan dy herë në Champions League, sipas Forbesit, vlera e tyre e përgjithshme e investimeve zbriti me 2 përqind. Krejt ndryshe ndodhi me United-in. Suksesi në Europa League u përkthye me një rikthim në Champions League. Automatikisht kapacitetet sponsorizuese u rritën dhe po kështu vlera e investimit. Forbes përllogariti një rritje prej plot 11 përqind të vlerës së klubit dhe sërish pikat më të forta të United-it përshkruhen të jetë marka dhe shtrirja e infrastrukturës së marketingut anë e mbanë botës. Në listën e 20 klubeve më të pasura, i katërti renditet Bayerni, më pas katër klube angleze, City, Arsenal, Chelsea e Liverpool. Për të ardhur te finalistja e Champions League-ës, Juventusi, që vlerësohet 1. 26 miliardë dollarë.

Molgen Balena

Tring Sport