“Objektivi ynë për këto dy ndeshje është të japim më mirën tonë.”; Erik Sviatchenko, mbrojtës i Midtjylland

Sport

“Slavia është një skuadër shumë e shpejtë dhe mjaft agresive. Janë një ekip me shumë cilësi që dinë se si ta ndërlikojnë ndeshjen në favor të tyre. Ata kanë disa lojtarë shumë të mirë dhe kanë një përzierje mes teknikës dhe forcës. Pra, i sheh të shpërndarë kudo në fushë dhe këtë duhet të bëjmë edhe ne. Objektivi ynë për këto dy ndeshje është të japim më mirën tonë. Jemi shumë afër fazës në grupe dhe të gjithë duam ta arrijmë këtë objektiv, por Slavia është një provë shumë e fortë, prandaj duhet të jemi gati.”