Olivier Giroud (sulmues i Milan):

Sport

“Jam shumë i lumtur që kthehem në këtë stadium. Kam kujtime shumë të bukura në Stamford Brixh. Por mbi të gjtiha nga koha që kam luajtur me Chelsean, ku fitova edhe Champions League. Atmosfera në stadium do të jetë e përshtatshme për një sfidë madhështore, përderisa edhe fusha është e mrekullueshme. Mendoj se të gjithë jemi gati. Pritshmëritë janë të larta, për një ndeshje të nivelit të lartë. Shpresoj që të shënoj, por mbi të gjitha që Milani të marrë rezultat maksimal. I kemi të gjitha mundësitë për të luajtur sic dimë dhe për të marrë atë që kërkojmë nga kjo sfidë”.