Paolo Scaroni flet për rolin e presidentit të Milanit

Sport

paolo scaroni

Që në momentin që Milani kaloi në pronësinë e fondit amerikan “Elliot”, thuajse çdo gje ka ndryshuar në brendësi të klubit kuqezi. Paul Singer, numri i 1 i “Elliot”, emëroi pak kohë më parë si president të Milanit, Paolo Scaronin.  Një emër ky që nuk është i panjohur tek klubi i rrugës “Aldo Rossi”, për shkak të marrëdhënieve të tij edhe me ish-presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi. Së fundmi, Scaroni ka folur në lidhje me detyrën e re, ku i duhet të menaxhojë ndryshimet drastike të stafit drejtues të kuqezinjve.

paolo milan
“Është një kënaqësi dhe detyrë me shumë përgjegjësi. Të jesh në krye të Milanit do të thotë shumë. Do përpiqem të bëj më të mirën time për të kthyer identitetin e vërtetë të skuadrës. Po kujdesem që të gjithë të punojnë me njëri-tjetrin për të ngritur Milanin. Gjithashtu, dua të shmang të gjitha presionet nga media ndaj stafit drejtues të klubit.”
Në fakt këtë të fundit Scaroni e provoi me telefonatën që i bëri trajnerit Gennaro Gattuso, ku i kërkoi të punonte i pashqetësuar për të ardhmen e tij, e se kishte të gjithë besimin e nevojshëm. Kuqezinjtë aktualisht gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku marrin pjesë në turneun miqësor të “International Champions Cup”. Në sfidën e parë ata u përballën me Manchester United, me të cilët barazuan 1-1, por u mundën më pas në goditjet e 11-metërshave.