Pas akuzave për përdhunim, reagon zyrtarisht Ronaldo!

Sport

ronaldo avokat
Gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi të premten akuzat e një ish-modeleje, e cila shprehej se ishte përdhunuar nga Cristiano Ronaldo, 9 vite më parë. Kathryn Mayorga pretendon se futbollisti ka abuzuar seksualisht me të në vitin 2009, në një dhomë hoteli në Las Vegas. Sipas 34-vjeçares, Ronaldo pasi kreu aktin e përdhunimit i tha se i vinte keq, pasi ai zakonisht është një djalë i mbarë. Po ashtu, ajo pretendon se për të blerë heshtjen e saj, ai pagoi £287,000.

 640 0 5bb1ee3bab273

Ronaldo ka reaguar në lidhje me këtë gjë në një video live në Instagram, ku iu përgjigj pyetjes së një fansi në lidhje me këtë temë: “Jo, jo, jo, jo. Çfarë thuhej sot? Lajme të pavërteta. Duan të bëhen të famshëm duke përdorur emrin tim, është normale. Por, kjo është pjesë e punës time. Çdo gjë është rregull, unë jam i lumtur.”Avokatët e futbollistit do të ndërmarrin veprime ligjore kundër “Der Spiegel” për këto akuza, që sipas tyre janë të pavërteta.

 640 0 5bb1ee3c62c4c