Pas Liverpool, edhe Chelsea ka refuzuar firmën me Nabil Fekir

Sport

fekir 5
Nabil Fekir ka qenë një nga lojtarët më të diskutuar sa i përket merkatos se skuadrave angleze. Lojtari që u tha të ishte pranë Liverpool, duket se ka patur edhe mundësi të tjera transferimi në ishull, por diçka e tillë nuk ka qenë e thënë të ndodhte për francezin. Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka konfirmuar se Chelsea ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Nabil Fekir gjatë verës. Kjo ka ndodhur pasi lojtarit iu sfumua mundësia e kalimit tek Liverpool, me drejtuesit e së cilës edhe agjenti i Fekir edhe Lyon kishin arritur akord. E gjithë kjo aludohet të ketë ndodhur për shkak se francezi nuk ka kaluar testet fizike tek ‘the reds’, diçka kjo që nuk është konfirmuar asnjëherë nga asnjëra prej palëve të përfshira në këtë lëvizje.

fekir
Pas dështimit të këtij transferimi u përfol për një kalim të Fekir te Chelsea, por presidenti i Lyonit ka zbuluar se ‘blutë’ refuzuan mundësinë e nënshkrimit të tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘France Football News’, presidenti i Lyon tregon gjithashtu se ka patur interes nga shumë skuadra sa i përket Fekir, dhe tek skuadra franceze besonin se 25-vjeçari do të largohej. Por deri më tani duket se asgjë nuk ka funksionuar sa i përket një transferimi të mundshëm të lojtarit, i cili me gjasa do vazhdojë të mbajë të veshur fanellën e Lyon të paktën edhe për një sezon.