“Për ne, kjo është një ndeshje e rëndësishme pasi mund të mësojmë shumë.”; Mircea Lucescu, trajneri i Dynamo Kyiv

Sport

“E çfarë mund të them për Juventusin. Është një klub i madh. Mund të zbresin në fushë me dy formacione të ndryshme dhe asgjë nuk ndryshon. Është një nga të paktat skuadra që dinë si të vënë në funksion të gjithë mekanizmat e ekipit. Vërtet që shumë gjëra tek Juventus kanë ndryshuar nga sezonet e kaluara, por tani ata kanë mundësinë të zhvillojnë një mënyrë loje që mund t’i çojë deri tek fitimi i ‘Champions League’-ës. Për ne, kjo është një ndeshje e rëndësishme pasi mund të mësojmë shumë. Djemtë janë entuziastë që luajnë në nivele të tilla dhe të gjithë kërkojnë të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë. Kjo është ajo që ka rëndësi për mua.”