Përplasja kokë më kokë, futbollisti i nënshtrohet operacionit në kafkë

Sport

MAIN Ryan Mason and Gary Cahill clash off heads

Futbollisti Rayn Mason i është nënshtruar një operacionin në kafkë pas një përplasjeje kokë më kokë me futbollistin e Chelsea Gary Cahilli, pasditen e të dielës.

Mesfushori i Hull City ka marr mjekimin e parë në fushën e stadiumit Stamford Brigde, ndërsa më pas është dërguar me shpejtësi në spitalin e Shën Mërisë në Paddington.
Ekipi i 25 vjeçarit ka lëshuar një deklaratë lidhur me ngjarjen.

“Klubi konfirmon se Ryan Mason ka pësuar një frakturë në kafkë në ndeshjen kundër Chelsea këtë pasdite. Ai është dërguar në spital dhe iu nënshtruar kirurgjisë. Ryan është në një gjendje të qëndrueshme dhe pritet të qëndrojë në spital për disa ditë”-shkruhej në statusin e skuadrës britanike.

Ndërkohë shumë futbollistë të tjerë kanë shpërndarë mesazhe inkurajuese për mesfushorin.