Pezullohet Stadiumi i Lille, gjykimi final në 5 prill!

Sport

lille
Episodet e rënda të ndodhura në sfidën mes Lille dhe Montpellier, ku tifozët vendas pushtuan fushën në përpjekje për t’u konfrontuar me lojtarët e skuadrës së tyre, do t’i kushtojnë jo pak Lille.  Komisioni i disiplinës për kampionatin francez të futbollit ka vendosur që të pezullojë deri në marrjen e një vendimi tjetër, stadiumin Pierre-Mauroy. Një gjykim final për këtë çështje do të merret në seancën që do të zhvillohet të enjten e 5 prillit, ku skuadra rrezikon dënime ekstreme.

lille2
Kjo ndodh për shkak të problemeve të shumta që ka patur Lille këtë sezon. Pas largimit të Bielsas si trajner, për shkak të rezultateve mjaft të dobëta, drejtuesit hasën në probleme të mëdha financiare. Veç proçeseve gjyqësore me ish-trajnerin dhe bankave të ndryshme ku klubi rezulton të ketë borxhe, tashmë zyrtarët e klubit do të perballen edhe me një dënim të rëndë nga federata franceze e futbollit. Masa më e përfolur se do të ndërmerret ndaj Lille është ajo e heqjes se pikëve, që do ta zhyste skuadrën nga veriu i Francës, në rrugën drejt kategorisë së dytë.

Në ndeshjen ndaj Montpellier, të përfunduar në barazim 1-1, tifozët kerkuan të përplaseshin fizikisht me lojtarët e ekipit të tyre, te cilët i shohin si fajtorët kryesore per krizën e Lille.
10 persona janë arrestuar sa u përket trazirave në stadiumin Pierre-Mauroy dhe po ndiqen penalisht nga autoritetet perkatëse.