Pioli fiton cmimin “Pankina e Artë”

Sport

Stefano Pioli ka fituar cmimin “Pankina e Artë” për sezonin 2021-2022. Trajneri që udhëhoqi Milanin drejt titullit kampion në Itali pas 11 vitesh është vlerësuar si trajneri më i mirë nga votat e kolegëve të tij. ”Pankina e Artë” është një cmim mjaft i rwndwsishwm individual sepse ata që votojnë janë pikërisht teknikët e Serisë A dhe vlerësimi vjen drejtpërdrejt nga ata që më mirë se kushdo e din në vetë të parë se sa profesion i vështirë është dhe se sa punë kërkon për tu ngjitur në nivele të larta.

“ Jam i emocionuar kur rikujtoj rrugëtimin e sezonit të shkuar. Dëshiroj që këtë cmim ta ndaj me personat e vecantë që punojnë cdo ditë me mua tek Milani. Pa diskutim që dua të falenderoj dhe futbollistët e mi, kemi një grup të vecantë lojtarwsh”-deklaroi tekniku kuqezi menjëherë pasi u vlerësua si më i mirë i edicionit 2021-2022.

Kjo është hera e parë që “timonieri” i kampionëve të Italisë shpërblehet me këtë cmim të rëndësishëm individual, teksa rekordin e kanë Massimiliano Allegri e Antonio Conte që janë vlerësuar respektivisht 4 herë si më të mirët e sezonit. Pas teknikut emilian e kanë mbyllur trajneri aktual i Napolit Luciano Spalletti dhe trajneri që kreu një mrekulli sezonin e kaluar me Salernitanën, Davide Nicola. 49 vjecari e mori skuadrën thuajse të rënë nga kategoria dhe i’a doli ta mbante në Serinë A, për ironi u shkarkua vetëm një javë më parë nga stoli i ekipit nga Salerno.