Pioli: Jemi të papjekur, Leao jashtë?! Do e ribëja

Sport

Milani u dorëzua sërish në derbin e “Madonninës”. Pas disfatës në Superkupë në Janar, kuqezinjtë pësuan një tjetër disfatë duke ofruar shumë pak lojë. Takimi përfundoi 1-0 për Interin, por më shumë vret paraqitja e kampionëve të Italisë që përgjatë 90 minutave nuk rregjistruan asnjë goditje brënda kuadratit të zikaltërve, madje  në pjesën e parë nuk realizuan asnjë tentativë të vetme. Trajneri Stefano Pioli u shfaq i zhgënjyer duke e emërtuar si të pa pajekur ekipn e tij

“Është një humbje që dhemb. Ndeshjet e fundit na kanë larguar besimin tek vetja. Nuk jemi ende një skuadër e pjekur dhe për këtë arsye vuajtëm shumë. Duhet që nga ky moment të shohim përpara”-deklaroi tekniku i Milanit, i cili më pas nuk shfaqi asnjë shenjë pendimi për lëniën në stol të Leaos.

“ Leao ka një potencial të jashtëzakonshëm. Vendosa të luaj më dy sulmues të deklaruar për t’ia vështirësuar detyrën Interit. Zgjedhjet që bëra ishin më të mirat duke i’u referuar përgatitjeve të javës që i parapriu ndeshjes, për këtë arsye do i ribëja sërish” – u shpreh trajneri i  kampionëve të Italisë, i acili  është vendosur në qëndër të kritikave pas derbit, jo vetëm për shkak të lënies jashtë të Leaos, por edhe për ndryshimin taktik që aplikoi dhe që nuk funksionoi. Milani ka pësuar 4 humbje të njëpasnjëshme në të gjitha kompeticionet dicka që nuk i ndodhet nga fillimi i vitit 2017.