Pochetino: Sikur Barca të na ndihmojë…

Sport

pochetino
Pochetino (trajner i Tottenham): “Kemi ende mundësi për t’u kualifikuar në të tetat e finaleve, por duhet të fitojmë patjetër kundër PSV dhe të shpresojmë që Barcelona të fitojë ndaj Interit. Spanjollët, nëse fitojnë, mund të na ndihmojnë shumë. Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë detyrën tonë, të luftojmë së pari me forcat tona. Megjithëse kur je në grup me Barçën, Inter dhe PSV, nuk është kurrë e lehtë. Nëse nuk meriton të shkosh më tej, vjen vetëm se nuk je i vlefshëm aq sa duhet, ose… ngaqë mbrohesh keq sic na ndodhi kundër Interit. Jemi të zhgënjyer për atë që kemi bërë deri tani, por le të provojmë edhe shanset që na kanë mbetur. Do të më vinte keq nëse s’do të festonim stadiumin e ri, me kualifikimin për më tej. Jemi në emergjencë totale në mesfushë, aty ku veç Dier dhe Uanajama, mund të mos kem as Dembele, i cili pati probleme në kavilje gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit”.

Ben Davies 2016

Ben Devies (lojtar i Tottenham): “E dimë se cfarë duhet të bëjmë, për të avancuar më tej. Nuk e kemi nisur ekzaktësisht ashtu sic donim, por kemi ndoshta ende mundësi për të rregulluar gjërat. Ndonëse tani, jo gjithcka është në dorën tonë. Ndeshjet e kaluara duhet të na shërbejnë si leksion për të përballuar 3 takimet e mbetura në Champions, duke nisur që nga kjo me PSV-në. Duhet të frymëzohemi edhe nga ndeshjet e edicionit të kaluar, për shembull nga ajo fitore e jashtëzakonshme e arritur kundër Realit të Madridit, për të pasur besimin e duhur. Terreni i stadiumit Ëembly, aty ku kemi luajtur edhe në ndeshjet e kampionatit, nuk është aspak i përshtatshëm. Do të kishim dashur që stadiumi i ri të ishte gati, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur”.