PSG, 50 mln euro për Hojlund

Sport

Sezoni i parë në një prej ligave kryesore europiane, sic është Seria A, ka bërë që Rasmus Hojlund të ngitet në piedestal dhe të jetë një futbollist i shumë dëshiruar. Në këtë mënyrë pas Manchester United në skenë ka dalë edhe PSG. Sipas mediave në Francë, klubi parizien po mundohet që të riorganzojë repartin e avancuar pas largimit të Messit dhe me shumë gjasa edhe të Mbbape-s, ky i fundit edhe nëse qëndron ka fare pak gjasa të luaj nëse nuk rinovon kontratën dhe një nga objekivt është pikërisht 20 vjecari danez.

PSG ka bërë ofertën e parë që konsiston në 50 milion euro. Atalanta duhet të përgjigjet edhe pse me sa kuptohet klubi bergmasak pretendon më tepër për të drejtat e sulmuesit. Pak ditë më parë trajneri i ziklatërve italian, Gasperini u shpreh se një lojtar si Hojlund mund të vlej edhe 80 apo 90 milion euro.

Mbetet për tu parë se si do të zhvillohet bashkëbisedimi mes drejtuesve të klubeve dhe a do të gjendet një pikë e përbashkët, teksa në të njëjtën kohë klubi francez ka nisur kontaktet edhe me përfaqësuesit e futbollistit për tu dakordësuar rreth një kontrate të mundshme. “Vikingu” mbërriti tek Atalanta nga Sturm Graz-i në verën e vitit të kaluar për 17.2 million euro, në sezonin e tij të parë në Itali ai zbriti në fushë në 32 ndeshje në Serinë A duke shënuar 9 gola.