PSG vazhdon të jetë e interesuar për Jerome Boateng

Sport

boateng psg
Ndonëse merkato në Angli e Itali është mbyllur, në pjesën tjetër të Evropës vazhdon të jetë aktive e të krijojë spekulime të shumta. Që në fillim të kësaj vere, është për folur për një interesim të PSG për Jerome Boateng. Te kampionët në fuqi të Francës kërkohen garanci në mbrojtje, dhe mbrojtësi gjerman duket se ka karakterstikat e duhura që kërkon trajneri Thomas Tuchel.  Fillimisht tek Bayern nuk pranonin të hiqnin dorë nga shtatlarti i kombëtares gjermane, por tashme gjërat duket se kanë ndryshuar. Kjo mund të vihet re nga fjalët Uli Hoeness, që zbulon se mbrojtësi 29-vjeçar i ka shprehur Rummenigges dëshirën për të ndryshuar ambient.

jerome
“Jerome ka dëshirë të lëvizë nga këtu. Nëse ai kërkon largimin, atëherë sapo ne të kemi gjetur alternativat, mund të vazhdojë me zgjedhjet e tij.” Hoeness nuk fshihet dhe shfaq hapur intersimin e PSG për lojtarin, madje shprehet se shanset mes largimit të Boateng tek francezët dhe qëndrimit të tij në Bavari, janë 50 me 50.  Jerome Boateng është pjesë e Bayern Munchen prej 7 sezonesh, kur u transferua nga skuadra e Manchester City, pas vetëm 1 viti të kaluar aty. Aktualisht, vlera e kartonit të 29-vjeçarit vlerësohet mbi 45 milionë euro.