PSV – B.DORTMUND TS2 HD, 21:00

Sport

Peter Bosz, trajner i PSV

“Borusia e Dortmundit është në gjendje të kundërsulmojë mirë dhe gjithashtu ka lojtarë të aftë, për të zhvilluar një ndeshje problematike pwr ne. Nga ana jonw mezi presim të zbresim nw fushw. E dimë se ku mund t’i lëndojmë dhe çfarë duhet të kemi kujdes ndaj njw kundwrshtari tw tillw. Shumw do të varet edhe prej asaj që ne do t’i detyrojmë ata tw bwjnw. Dortmundi duhet të jetë më lart në Bundesligën gjermane, por sigurisht që nuk është një skuadwr e dobwt. Ne e kemi analizuar mw sw miri kundwrshtarinn. Kam shumë respekt për klubin, por gjithashtu dua t’i mposhtim ata.

Shpresoj se turma e tifozwve do të qëndrojë prapa ekipit që nga vwshëllima e parë e gjyqtarit dhe deri nw fund. Luaj si kundwrshtarw pwrballw Dortmundit, ku kam qenw trajner rreth 6 vite mw parw. Mw duhet tw gwrmoj thellw nw memorien time, pasi Ka kaluar shumë kohë që atëherë… Edhe pse nuk ka shumë lojtarë, apo pjeswtarw tw stafit qw kanw mbetur nga koha ime atje, unw mezi pres të shoh lojtarw qw janw ende aty si Marko Reus, por sidomos Julian Brandt, pasi e njoh atë qw nga periudha e Leverkusen. Ai është një lojtar vërtet i mirë dhe shpresoj që kundwr nesh të mos luajë…

Pwrkundwr gjithckaje, unw thjesht po përpiqem të përqendrohem maksimalisht nw kwtw ndeshje, qw wshtw tepwr e rwndwsishme. Nw fazwn e grupeve Kemi eliminuar një ekip tepër të vlerësuar si Sevilla, duke përfunduar në vendin e dytë të renditjes sw grupin tonw, prapa Arsenalit. Mendoj se sidomos sfida nw transfertw kundër Arsenalit ishte shumë e rëndësishme. Mund tw them se ishim në gjendje të konkurronim kundër një prej skuadrave më të mira në botë. Dhe mund tw pranoj se mësuam vwrtet shumë nga njw pwrvojw e tillw.

Fatmirësisht tashmë kemi fituar ekskperiencwn e duhur ndaj kundërshtarëve të këtij niveli. Prandaj do të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë, pwr tw pasur njw pozicionim sa mw tw favorshwm pas ndeshjes sw parw. Johan Bakayoko u stërvit me ekipin dje, kështu që ai është padyshim në rrugën e duhur pwr tw qenw nw dispozicion”.

 

Sergiño Dest, mbrojtws i PSV Eindhoven:

“Këto ndeshje tw Champions League janë të veçanta. Gjithmonw pritet pak më tepër nga ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Unë shikoj lojtarët kundwrshtarwt dhe pak a shumw ata element qw luajnw nw pozicionin tim, duke u munduar tw kuptoj sesi mund të luaj kundër tyre. E njoh Donyell Malen pwr faktin sei kemi luajtur bashkw tek tw rinjtw e Ajaksit, por edhe kur ishte tek PSV Eindhoveni. Ai është i shpejtë dhe mjaft i zoti, por mbi tw gjitha tepwr i mirë me topin nw kwmbw. Kështu që me siguri nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë pwr mua dhe vecanwrisht pwr tw gjithw skuadrwn tonw. Gjithsesi, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të. Ne nuk jemi miq të ngushtw, apo dicka tjetwr. Thjesht e njohim njëri-tjetrin. Kur shihemi, përshëndetemi. Por përveç kësaj, me tw vwrtetw nuk kemi asnjw kontakt mes nesh. A do t’i ndërrojmw fanelat? Nuk e di… Sa i takon ndeshjes do tw thoja se ata shquhen vecanwrisht pwr lojë të mirë pozicionale. Prandaj, nga mënyra se si ata luajnë do të varet edhe qasja jonw. Pwr ne shtë e rëndësishme që të guxojmë të luajmë futboll tw hapur sulmues. Ky është çelësi për të fituar ndeshjen. Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja e vitit, sepse kjo do të thotë se do të kemi edhe shumë tw tjera”.

 

 

Edin Terzić, trajner i Dortmund:

“Ne nuk jemi këtu thjesht për t’u argëtuar, por kemi objektivin e qartw pwr tw shkuar mw tej nw kompeticion. Kemi respekt të madh për PSV-në. Ata janë shumë të shpejtë, të fortë në driblime dhe krijojnë shumë mundësi shwnimi. Për t’i pwrballuar mw sw miri të gjitha këto, na duhet një plan vwrtet i pwrpiktw, lojtarë nw nivelin e tyre maksimal dhe mbi tw gjitha, tepwr vetëbesim, të cilin do tw thoja se ata e kanë me shumicw.

Gjithsesi, në thelb, unw jam një njeri optimist. Ne jemi një nga skuadrat më të mira në Gjermani kur bëhet fjalë për zotwrimin e topit. Në të njëjtën kohë, jemi ekipi më i mirë për sa i përket golave tw shwnuar pwrmes kundër-sulmeve. Pra do tw thosha se jemi njw skuadwr qw ka nevojw tw luajw njw futboll total. Me pak fjalw do të na duhet posedimi i topit edhe futbolli kundërsulmues, për të pasur sa mw shumw mundwsi suksesi. Pwr Dortmundin wshtë një arritje e madhe që jemi në mesin e 16 skuadrave më të mira, por dua tw nwnvizoj ne nuk jemi këtu vetëm për ta shijuar kwtw arritje. E theksoj qw kemi qwllime serioze. Jemi këtu për t’u kualifikuar në raundin tjetër tw kwtij kompeticioni madhwshtor.

PSV po bën mirë këtë sezon në Eredivisie, si dhe Champions League. Po pwsojnw edhe pak gola… Por si pwrfundim, ata janë thjesht një ekip qw meriton vlerwsim maksimal. Jam i impresionuar gjithashtu edhe nga sulmuesit. Luuk de Jong është pika e fortë e lidhjes mes tyre. Ndonwse holandezwt kanë lojtarë të rrezikshëm si në të majtë, edhe në të djathtë, të cilët mund të hyjnë brenda. Do të jetë emocionuese, por edhe ne  po ashtu mund të jemi të rrezikshëm.

Pse ka një ndryshim të dukshwm mes Borusias sw kampionatit dhe asaj të Champions League? Ne shpesh ia bëjmë vetes këtë pyetje… Për momentin di tw themi se është diçka e madhe të jemi në fazën eliminatore, njwsoj sic wshtw edhe për PSV. Sonte fatkeqwsisht na mungon Adejemi pwr shkak tw disa problemeve fizike. Por rikthehet Bensebaini, pasi wshtw shwruar nga gripi”.

Gregor Kobel (portier i Dortmund):

​”Rinisim aventurwn e CHampions League dhe jemi tepwr tw ngazwllyer. Eshtw gjithmonw speciale dhe dicka e bukur tw luash fazwn me eleminim direkt. Luajtëm mirë në të gjitha ndeshjet në fazën e grupeve, duke merituar kualifikimin nw kwtw fazw. Nw planin personal, unw jam përpjekur të ndihmoj skuadrën time. Ishte e mrekullueshme që arrita të prisja një penallti në Milano ndaj Milanit. Tashmw mezi po presim sfidën e parw me PSV, qw duhet vlerwsuar maksimalisht. Mund tw them ndihemi shumë tw motivuar. Kemi luajtur gati 30 ndeshje në Bundesligë dhe gjashtë në fazën e grupeve për të arritur këtë pikë.

Duhet të jemi të vëmendshëm për çdo detaj që t’i vendosim ata në vështirësi. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por nuk kemi ankth. Mendoj se atmosfera do të jetë e mrekullueshme në fushë. Edhe ata tw PSV do të Jenë gati për këtë sfidë dhe padyshim që me cilësinw qw kanw treguar deri tani, them se do tw na i bwjnw gjwrat mw tw vwshtirw. POr nga ana jonw do përpiqemi të bwjmw detyrwn tonw si gjithmonw, ky është qwllimi ynë. Sigurisht që nuk kemi ndwrmend t’i nënvlerësojmë, por mbi tw gjitha tw japim mw tw mirwn tw gjithw bashkw si skuadwr”.