Që prej vitit ‘gjerman’ 2013, finalja e Champions mbetet pa ata të dy….

Sport

 

Edhe Messi, si Ronaldo. Pas 10 ndeshjeve, 12 golave dhe 3 asisteve, edhe rrugëtimi i argjentinasit të Barcelonës drejt finales së Madridit u mbyll përpara kohe. E kështu, për herë të parë që nga viti 2013, as “El Pulce” dhe as CR7 nuk do të jenë në finalen e Ligës së Kampionëve. Kështu duket se ka marrë fund dominimi i këtij dueli të yjeve, kur bëhet fjalë për garën më madhore të klubeve në Europë. Gjithmonë që nga viti 2013, njëri mmidis Ronaldos dhe Messit ka qenë pjesë e pesë finaleve të njëpasnjëshme të Champions-it. Nga atëherë, kur ishin Bajerni që sfidonte ekipin tjetër gjerman Borusian -, Ronaldo arriti të fitojë madje edhe tre kurora evropiane radhazi. Këtë sezon, portugezi, i cili u largua nga Real Madridi verën e vitit të kaluar, e pa Juventusin e tij të rrëzohet në çerekfinale, përballë Ajaksit.

Nga ana tjetër, edhe Messi nuk ishte në gjendje ta ruante ritmin deri në finale. E në këtë mënyrë humbi mundësinë për të bërë të vetin trofeun më të rëndësishëm, që mungon te Barcelona prej vitit 2015. Në fakt, disfata e së martës në “Anfield” nuk erdhi për faj të argjentinasit. Përkundrazi, ai ishte forca e vetme krijuese për gjigantët katalanas kundrejt furisë së Liverpulit. Njësoj si rivali i tij portugez, Messi ka mbetur në kuotën e 4 trofeve kontinentalë, për herë të fundit përpara 4 vjetësh.Tashmë duket se po fryn një erë revolucionare edhe për çmimin e “Topi i Artë”. Ronaldo dhe Messi e kanë fituar nga pesë herë për një periudhë 10-vjeçare, që u mbyll vitin e kaluar nga Luka Modric. Por tani, duket se një tjetër emër i ri do të vendosë duart tek vlerësimi më prestigjoz për futbollistët.