Ramos thumbon Maradonën, thotë se Messi është lojtari më i mirë argjentinas në histori

Sport

ramosss

Lionel Messi është lojtari argjentinas më i mirë në histori. Këtë e thotë një nga kundërshtarët më të ashpër të lojtarit të Barcelonës në Madrid, Sergio Ramos.
Në intervistën pas ndeshjes së fituar nga Spanja 1-0 me Iranin, kapiteni i “La Roja”-s është pyetur në lidhje me deklaratat e Diego Armando Maradonës që kritikonin Ramos.
“Të gjithë në Argjentinë e dinë se Maradona është vite dritë larg të qënit futbollisti më i mirë argjentinas i historisë, që për mua ëshë Leo Messi.”

mesiiiiiiiiiiiiii
Kjo deklaratë e Ramos ka tërhequr jo pak vëmendje dhe kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës, ka fituar respektin e shumë tifozëve, duke qenë se ai thotë diçka të tillë për një kundërshtar thuajse të urryer në “Santiago Bernabeu”. Sergio Ramos është ndalur edhe tek çështja “VAR”, që po aplikohet edhe në kampionatin botëror në “Rusi 2018”, duke u shprehur se ky sistem do t’i bëjë lojtarët më të përgjegjshëm për veprimet që kryejnë në fushë dhe kështu sigurohet drejtësia për të gjithë. Në fund ai ka përgëzuar trajnerin e Iranit, Carlos Queiroz, për mënyrën se si u paraqit me skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Spanjës.

maradona