RANGERS – PSV, PLAY-OFF, TS 1 HD, 21:00 – Michael Beale (trajner i Rangers):

Sport

“Mendoj se do të luajmë përballë një skuadre, që ndoshta është më e forta nga të gjitha në këtë fazë të play-off-it. Megjithatë, jemi përgatitur më së miri për këtë ndeshje të parë që të bëjmë paraqitje sa më të mirë, me objektivin për të qenë në pozicion sa më të favortshëm për sfidën e kthimit të pas një jave. Do të thoja se kemi një larmishmëri sa i takon zgjedhjeve, gjë që është bonus që zotërojmë. Aq më tepër kur skuadra kundërshtare pret të mësojë sesi do të jemi të vendosur në fushë, apo për mënyrën sesi do të luajmë. Mendoj se këto ndeshje me PSV Eindhoven janë një shans fantastik për të gjithë në klubin tonë. Si lojtarët, ashtu edhe stafi drejtues, duan të luajnë në grupet e Champions League. Mirëpo nga ana tjetër, të gjithë e dimë se kemi një kundërshtar vërtet të fortë që duhet të përballojmë. Prandaj gjithcka duhet ta marrim me vlerësimin e duhur dhe kujdes maksimal, në mënyrë që ta realizojmë gjithcka me sukses”.