Real Madrid, Marcelo këmbëngul se nuk do të largohet kurrë nga Los Blancos

Sport

marcelo

“Do të qëndroj te Reali i Madridit deri në fund” kjo ka qenë deklarata e braziljanit Marcelo përballë spekulimeve të vazhdueshme se ai mund të kalojë te Juventusi. Me transferimin e Ronaldos në Torino, fillë nisën edhe zërat që e përflisnin një ribashkim të dyshes me ngjyrat bardhezi, por ja që jo gjithcka ka qenë sipas raportimeve gazetareske. Duke folur për kanalin zyrtar të Realit të Madridit, 30-vjecari 4 herë kampion i Champions League-ës, ka këmbëngulur se për të asgjë nuk ka ndryshuar.

marcelo2

“Jam shumë i lumtur në Madrid, të gjithë e dinë se unë kam edhe goxha vite të tjera në kontratë dhe për këtë jam shumë i gëzuar. Jam në klubin më të mirë në botë, gjithmonë kam dashur të luaj këtu dhe do të vazhdoj ta bëj” – ka thënë 30-vjecari braziljan, i cili me kontratën aktuale është i lidhur me fanellën e Los Blancos deri në vitin 2022 dhe zor se do të lëvizë nga Bernabeu.. Marcelo u transferua nga Brazili kur ishte 19-vjeç në vitin 2007. Asokohe Reali e mori nga Fluminense për shifrat e 6.5 milionë eurove. Afërsisht në të tillë moshë Los Blancos transferuan së fundmi Vinicius Jr. Duke folur për patriotin e tij Marcelo bëri një krahasim. “Isha në moshën e tij kur erdha, dhe e dija veten për të pjekur, por kur e mendoj tani, isha thjesht fëmijë” – ka thënë më tej lojtari i krahut, i cili e ka këshilluar talentin Vinicius që të tregohet i duruar.