Reali zbret në vend të tretë, fitojnë Barcelona e Atletico…

Sport

rmd
Reali i Madridit bëri të dielën tre hapa prapa duke u mnudur në shtëpi 1-2 nga Girona. Pas një ecurie tejet pozitive ku Los Blancos kishin mundur të rikuperonin mjaft pikë dhe të ngjiteshin në vendin e dytë të La Ligas, vjen dhe kjo humbje që i lëkund edhe më tej në vështirësitë e këtij sezoni. Si fillim Casemiro në pjesën e parë dha idenë për skuadrën e Solarit se gjërat do të shkonin mirë, pavarësisht angazhimit sfilitës që ata kishin pasur në Champions League me Ajaxin në Holandë. Por në pjesën e dytë gjërat u përmbysën, madje edhe me një acarim të dukshëm në lojë. Si Fillim Sergio Ramos shkaktoi penallti, të cilën Stuani e shndërroi në gol në minutën e 65-të.

barcca

Fiks 10 minuta pas festës së barazimit erdhi dhe goli i përmbysjes. Portu shënoi për shifrat 1-2, ndërsa as angazhimi i Bale apo dhe Mariano Diaz nuk i ndryshoi gjërat. Në fund pastaj, Ramos u nxorr edhe me karton të kuq. Nga kjo humbje e kësaj jave e Realit të Madridit, përfitojnë Barcelona dhe sidomos Atletico Madrid. Katalanasit fituan minimalisht 1-0 përballjen e tyre me Valladolidin. Edhe njëherë tjetër shpëtimtari ishte Lionel Messi që realizoi golin e 22-të në kampionat. Gjithashtu 1-0 fitoi edhe Atletico Madrid sfidën që kishte me Rayo Vallecanon. Antoine Griezmann ishte autor i golit. Pas javës së 24-ët, në La Liga kryeson Barcelona me 54 pikë, Atletico ka 47 dhe në vend të tretë ka zbritur Reali me 45 pikë.