‘Rituali’ që bën Ronaldo para çdo ndeshjeje

Sport

CristianoRonaldos-780x439.jpg

Është një ritual rutinor përpara fillimit të çdo ndeshjeje që ekipet të bëjnë një fotografi më të gjithë lojtarët titullarë.

Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe te Real Madridi, ku fotografia përbehet nga gjashtë lojtarë që qëndrojnë në këmbë, ndërsa pesë të tjerë qëndrojnë pak më të përkulur duke vendosur njërën dorë në krahë të bashkëlojtarit, ndërsa dorën tjetër në gju.

Gjestet, mimikat, pozicionimi, shikimi janë ato që e karakterizojnë këtë lloj të fotografisë për të dalë sa më bukur gjatë shkrepjes.

Mirëpo, ajo çka nuk ka kaluar pa u vërejtur sa i përket fotos së përbashkët të ekipit madrilen, është pozicionimi i Cristiano Ronaldos. Portugezi në çdo foto të përbashkët të ekipit para çdo ndeshje merr pozicionin e njëjtë:

Ai qëndron në maje të gishtërinjve në çdo fotografi, bwn tw ditur faqja Realmadridclubalbania.info.

Nuk dihet nëse kjo gjë është një shprehi e krijuar nga portugezi apo ky i fundit e bën këtë gjë sepse një gjë e tillë është bërë gjatë praktimit të realizimit të fotografisë në mënyrë që fotografia të dalë sa më bukur.

cr1.jpg

cr2.jpg

cr3.jpg

cr4.jpg